**Arrestohet një polic në Kllokot, IPK zbulon detaje të para për rastin**

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Kllokot, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të lëndimit të lehtë trupor dhe kanosjes.

Sipas IPK-së, ngjarja ka ndodhur të premten paradite në fshatin Podgorcë të Vitisë. Polici dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar një qytetar me një mjet të fortë, duke i shkaktuar atij lëndime të lehta trupore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tij nga detyra.