Karim Adeyemi i dhuron fanellë Ramush Haradinajt
Futbollisti i Dortmundit, Karim Adeyemi, dhe partnerja e tij, Loredana, pritën dje në shtëpinë e tyre në Ferizaj, Ramush dhe Anita Haradinajn. Lajmin e bën të ditur IndeksOnline.
Sipas zakonit të mikpritjes, Karim Adeyemi, në cilësinë e dhëndrit të shtëpisë, nuk e la pa dhuratë kryetarin e AAK-së.
Adeyemi i dhuroi Haradinajt një fanellë të ekipit të tij, e cila, sipas raportimeve, i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë.
Çifti i njohur, Lori dhe Karim, po shijojnë disa ditë pushimi në shtëpinë e tyre në Ferizaj.
