**Takim i Lartë Trump-Putin-Xi Prite Javën E Ardhshme Në Kinë, Pas Rikthimit Të Trumpit Në 2025**
Presidenti amerikan, Donald Trump, ai rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping, pritet të takohen javën e ardhshme në Kinë, në kuadër të një samiti ndërkombëtar.
Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka bërë të ditur se takimi trepalësh do të mbahet gjatë Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në qytetin Shenzhen të Kinës.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, ka deklaruar se një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë reduktimi i armëve bërthamore në botë. Sipas saj, Presidenti Trump beson se përhapja e këtyre armëve përbën një rrezik të madh për sigurinë globale.
Sipas burimeve të BBC-së, në takim pritet të diskutohet edhe çështja e Iranit, ndërsa Ukraina nuk pritet të jetë pjesë e bisedimeve. Deri më tani, as Moska dhe as Pekini nuk kanë komentuar zyrtarisht lidhur me takimin.
Zyrtarë amerikanë bëjnë të ditur se nuk pritet ndonjë marrëveshje konkrete nga ky takim.
Presidenti Trump do të mbërrijë në Shenzhen mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa samiti dy-ditor do të mbledhë përfaqësues nga 21 shtetet anëtare të APEC-ut. Të enjten, ai do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin kinez, Xi Jinping.
Ky do të jetë takimi i katërt mes dy liderëve që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025.
