Zubin-Potok: Policia heton kërcënimet ndaj zyrtarëve nga organizata “Severna Brigada”

Policia në Zubin-Potok ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Kryerje e veprës penale terroriste”, pas raportimeve për kërcënime me vdekje ndaj zyrtarëve institucionalë. Kërcënimet dyshohet se janë bërë nga një organizatë e vetëquajtur “Severna Brigada”.

Sipas raportit policor, kërcënimet janë kryer më 28 korrik 2026, përmes një rrjeti social.

Në raportin e policisë theksohet se: “Është raportuar se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’, përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore.”