**I mituri plagos me thikë një person në Prishtinë, ndalohet**

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë pas një sulmi me thikë.

Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku një i mitur dyshohet se ka plagosur me thikë një mashkull.

Viktima u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërkaq, i dyshuari u arrestua nga policia.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i mituri u dërgua në mbajtje. Rasti është regjistruar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

(Burimi: IndeksOnline)