**Ramadani kërkon narko-testin e deputetëve: Siguria mbi frikën personale**

Deputeti i zgjedhur nga Aleanca, Burim Ramadani, ka ripërsëritur kërkesën e tij drejtuar kolegëve deputetë për t’iu nënshtruar një narko-testi.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ramadani shpjegoi se kjo masë është thelbësore, duke e cilësuar atë si çështje të sigurisë kombëtare, atdhedashurisë, integritetit dhe pastërtisë.

Ai theksoi se, ndonëse “frika mund të jetë e madhe për ndokënd,” siguria dhe interesi publik duhet të qëndrojnë mbi çdo interes apo shqetësim individual.