Pak më parë, Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës në Carralevë.
Ndërkohë, IndeksOnline ka siguruar edhe kontratën e nënshkruar me operatorin ekonomik për realizimin e këtij projekti.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e përgjithshme e saj është 242,394.78 euro, ndërsa tenderi i është besuar operatorit ekonomik K.N.P.SH. “PAPENBURG & ADRIANI COMPANY” SH.P.K.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se punimet kanë nisur dhe përfshijnë rregullimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë të Shtimes, me qëllim rikthimin e sigurisë dhe stabilitetit në këtë segment rrugor.
“Ky intervenim do ta rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë në këtë pjesë të rrugës”, ka deklaruar ministri Basha, duke shtuar se dikasteri që ia drejton mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë dhe përmirësim të vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend./IndeksOnline/
