Klestori, djali i Kadri Veseli, ka marrë pjesë sonte në protestën “Jo në emrin tim” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai tha se beson që veteranët dhe ushtarët e UÇK-së, përfshirë ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve, do të ishin krenarë me rininë që po merr pjesë në protestë.

“Unë mendoj që çdo veteran e çdo ushtar i UÇK-së, ata që janë gjallë e ata që na shohin nga qielli, kishin qenë krenarë me këtë rini”, tha Klestori.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet për të tetën ditë me radhë në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. /Indeksonline/