Kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë: Pritje deri në 50 minuta për hyrje
Udhëtarët që synojnë të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë duhet të presin deri në 50 minuta. Gjatësia e kolonës në këtë pikë kufitare ka arritur në 200 metra, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF).
Sipas përditësimit më të fundit nga QKMF, pritjet në pikat e tjera kufitare, si dhe ato për dalje nga Dheu i Bardhë, zgjasin deri në 10 minuta.
