Kombëtarja e Irlandës ka nisur përgatitjet intensive për ndeshjen e radhës ndaj Kosovës, një takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Lajmi bëhet i ditur nga “Ekonomia Online”.
Futbollistët irlandezë janë grumbulluar dhe kanë zhvilluar tashmë seancat e para stërvitore. Ky takim mes dy kombëtareve do të zhvillohet të enjten, më 24 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri Heimir Hallgrímsson ka thirrur 26 futbollistë për këtë seri ndeshjesh të Ligës së Kombeve. Skuadra irlandeze udhëtoi drejt kryeqytetit kosovar menjëherë pas përfundimit të stërvitjes së zhvilluar të martën.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Irlandës është programuar të fillojë në orën 20:45 dhe shënon përballjen e parë mes këtyre dy kombëtareve në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
