**Përzgjedhësi i Irlandës: Një barazim me Kosovën do të ishte i kënaqshëm**
Kombëtarja e Irlandës zhvilloi sot një konferencë për media, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Përzgjedhësi islandez, Heimir Hallgrimson, u shpreh se do të ishte i kënaqur nëse ekipi i tij do të arrinte një barazim kundër Kosovës.
“Padyshim, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, të gjithë e dimë këtë. I kemi analizuar mirë dhe kemi shqyrtuar pikat e tyre të forta, të cilat janë të shumta. Do të ishim të lumtur nëse do të merrnim një barazim këtu, në ndeshjen e parë të një turneu. Sigurisht, gjithçka varet nga mënyra se si do të luajmë. Mendoj se lojtarët janë gati për këtë. Duhet të përqendrohemi në lojën kundër tyre, gjë që është një detyrë e vështirë në këtë moment. Por, kur të vijë koha për ndeshjen, do të jemi plotësisht të gatshëm për sfidën që na pret,” tha Hallgrimson.
Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës luhet nesër në orën 20:45, në kuadër të Ligës D të Ligës së Kombeve.
