Komuna e Gjilanit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha rrugët në këtë komunë janë të kalueshme.

Në njoftim shtohet edhe se, pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve.

‘’ Komuna e Gjilanit apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike’’, thuhet nga komuna.

Postimi i plotë:

Të gjitha rrugët në Komunën e Gjilanit janë të kalueshme

Pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve.

Aktualisht, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme, ndërsa ekipet vazhdojnë punën në terren sipas nevojës.

Komuna e Gjilanit apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.