Futbollisti i Tottenham Hotspur-it, Xavi Simons, ka humbur sezonin aktual dhe Kupën e Botës 2026.
Simons pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së fundit në Premier League, shkruan Indeksonline
Mesfushori holandez ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të mungojë gjatë.
“Sezoni im ka marrë fund papritur dhe ende po përpiqem ta përpunojë këtë. Sinqerisht, jam i thyer shpirtërisht. Asgjë nuk ka kuptim”.
“E vetmja gjë që kam dashur gjithmonë është të luftoj për ekipin tim dhe tani mundësia për ta bërë këtë më është marrë… së bashku me Kupën e Botës. Të përfaqësoj vendin tim këtë verë… tashmë është zhdukur”, u shpreh Simons.
/Indeksonline/
