Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikun të njohur Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 90-vjeçare.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar i shquar shqiptar, Rexhep Qosja, ndërroi jetë të enjten në moshën 90-vjeçare, lajm ky i bërë i ditur nga familja e tij. Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme, 24 prilli ishte shpallur ditë zie në Kosovë.

Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Qosja u varros të enjten në një ceremoni private familjare, duke respektuar dëshirën e të ndjerit.

Familja ka kërkuar respektimin e privatësisë në këto momente dhimbjeje, duke theksuar se: “Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”