Glauk Konjufca, ministër i Jashtëm në detyrë, ka deklaruar se nuk beson që procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po shkel Kushtetutën dhe se situata nuk është aq dramatike sa po interpretohet nga opozita.
“Nuk mendojmë se është shkelur Kushtetuta. Për shkak të momenteve dhe proceseve që kemi kaluar që nga viti i kaluar, duke përfshirë zgjedhjet e shkurtit, Kushtetuta është interpretuar vazhdimisht”, tha Konjufca.
