Kosova synon medalje me gjashtë xhudistë në Kampionatin Evropian për Seniorë

Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo do të marrë pjesë me gjashtë sportistë në Kampionatin Evropian për Seniorë, që mbahet në Tbilisi, Gjeorgji, nga 16 deri më 19 prill.

Në këtë garë të rëndësishme, ngjyrat e vendit tonë do t’i mbrojnë: Erza Muminoviq (-48kg), Distria Krasniqi (-52kg), Fatjona Kasapi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg) dhe Dardan Cena (-73kg).

Ekipi kosovar do të udhëhiqet nga trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, sipas njoftimit të Federatës së Xhudos së Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Kampionati do të mbledhë rreth 400 garues, përfshirë 227 meshkuj dhe 173 femra, nga 46 shtete të ndryshme.

Sipas orarit të garave, Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Fatjona Kasapi kanë garuar tashmë në ditët e para të kampionatit. Ndërsa, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena pritet të dalin në tapet të premten, më 19 prill.