Goli i shkëlqyer i Ousmane Dembélé-s e ka vendosur Paris Saint-Germainin pranë kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Klubi francez ka siguruar avantazhin në “Anfield” kundër Liverpoolit. Dembélé shënoi një gol fantastik me këmbën e majtë në minutën e 73-të të takimit. Me këtë gol, PSG-ja po udhëheq 1-0 në sfidën e kthimit, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-0. Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Bayern – Real Madrid, ku rezultati i parë ishte 2-1.