**Krasniqi (LDK): Do të angazhohem me përkushtim për besimin e qytetarëve**
Niq Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka deklaruar se do të angazhohet me përkushtim të plotë për të fituar besimin e qytetarëve, në mbështetje të ofertës dhe programit të partisë. Këto deklarata ai i bëri pas tubimit të LDK-së në Prishtinë, si dhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Krasniqi përshkroi atmosferën në tubimin e djeshëm si “të jashtëzakonshme, ashtu siç di ta krijojë vetëm LDK-ja dhe elektorati i saj rugovist!”
Ai theksoi gjithashtu se ndjehet i nderuar që, pas shumë viteve të përkrahjes, tashmë është bërë pjesë e listës së kandidatëve që “qëndrojnë dhe garantojnë një program zhvillimor për Kosovën me dinjitet në liri, pavarësi dhe demokraci funksionale.”
Duke përsëritur zotimin e tij, Krasniqi shtoi: “Do të angazhohem me përkushtim që për këtë ofertë dhe program prosperues për të ardhmen tonë të marrim besimin e plotë të qytetarëve për të qeverisur dhe për të përfaqësuar denjësisht qytetarët e vendit tim.”
