Kreshnik Sopi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka bërë të ditur zhvillimin e takimeve me strukturat e partisë në Prishtinë. Ai i cilësoi këto takime si mbresëlënëse, të karakterizuara nga një energji dhe mobilizim i madh.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Sopi theksoi se takimet me degët dhe nëndegët e PDK-së në kryeqytet kanë dëshmuar unitetin dhe përkushtimin e aktivistëve.

“Takime mbresëlënëse me degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Energjia, përkushtimi dhe mobilizimi i secilit aktivist dëshmojnë fuqinë dhe unitetin e madh të strukturave tona në kryeqytet,” ka shkruar ai.

Sopi shtoi se gjatë këtyre takimeve është diskutuar për çështje të organizimit të brendshëm, sfidat aktuale dhe synimet politike të partisë.

“Së bashku diskutuam për organizimin, sfidat dhe rrugën tonë drejt fitoreve të reja politike,” përfundoi ai.