“Krishti u ngjall”: Dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët Ortodokse
Në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi u kremtua mesha solemne për Ringjalljen e Krishtit, një ceremoni e kthyer tashmë në traditë për banorët e fshatit.
Shumë qytetarë shkëmbyen urime dhe ndanë momente gëzimi nga kisha e Dhërmiut, duke krijuar një atmosferë veçanërisht të ngrohtë dhe festive.
Në mesnatë, me shpalljen e thirrjes “Krishti u ngjall”, u krijua një atmosferë e veçantë festive, e shoqëruar nga shpërthimi i fishekzjarrëve. Risia e këtij viti ishte spektakli me dronë në qiellin e Dhërmiut, i cili i dha kremtimit një dimension modern dhe mbresëlënës.
