**Kriza e Banimit në Zvicër: 50 Mijë Banesa të Reja në Vitin 2027 Nuk Zgjidhjnë Mungesën, Pritet Rritje e Qirave**

Kriza e banimit në Zvicër parashikohet të lehtësohet vetëm në mënyrë të kufizuar gjatë viteve në vijim, pavarësisht rritjes së parashikuar të numrit të banesave të reja.

Sipas një studimi të fundit, rreth 50 mijë banesa të reja pritet të dalin në treg gjatë vitit 2027. Kjo shifër paraqet një rritje prej rreth 25 për qind krahasuar me nivelet e ulëta të viteve të fundit. Megjithatë, oferta e parashikuar mbetet e pamjaftueshme për t’i dhënë fund mungesës së theksuar të banesave.

Zyra Federale e Banimit paralajmëron se situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2025 dhe gjysmës së parë të vitit 2026. Kjo përkeqësim është vënë re veçanërisht në Cyrih, në Zvicrën Qendrore dhe në rajonet malore.

Si pasojë e kërkesës së lartë dhe ofertës së kufizuar, qiratë në zonat ku mungesa e banesave është më akute pritet të vazhdojnë trendin rritës.