KRU “Prishtina” njofton për ndërhyrje në disa rrugë të kryeqytetit dhe në Vranidoll

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njoftoi sot se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të kryejnë ndërhyrje në disa zona të kryeqytetit dhe në fshatin Vranidoll.

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, kompania bëri të ditur se ndërhyrjet do të realizohen në adresat e mëposhtme:

* Rruga “Arif Gashi”
* Rruga “Papa Gjon Pali”
* Rruga “Vëllezërit Gërvalla”
* Rruga “Ymer Paqarizi”
* Rruga “Hyzri Talla”
* Rruga “Rrahman Bahtiri”
* Rruga “Vjosa”
* Rruga “Rexhep Krasniqi”
* Rruga “Eçrem Çabej”
* Fshati Vranidoll.