Policia e Kosovës ka ndaluar në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit një të mitur, i cili dyshohet se ka hyrë në Kosovë nga Serbia nëpërmjet rrugëve ilegale.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 14:25. Gjatë patrullimit, zyrtarët policorë ndaluan një automjet me targa të Serbisë, të drejtuar nga një i mitur kosovar.
Për këtë shkelje, të miturit i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i mituri është liruar. Rasti do të vazhdojë me procedurat e rregullta hetimore.
