Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mbajë mbledhje të enjten, më 9 korrik 2026, në orën 15:00.
Ky takim vjen një ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën më 7 qershor 2026. Në këto zgjedhje, LDK siguroi 16.69 për qind të votave, duke fituar 18 vende në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin për mbajtjen e mbledhjes e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
