Ligji për Specialen, që u kthye në Kuvend nga Presidentja Justina Shiroka Pula, ishte temë e diskutimit me ish-nënkryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kryeziu u shpreh në Info Magazine se ky ligj është i punuar mirë.

Sipas tij, e para e shtetit është dashur ta nënshkruajë.

“Ka edhe arsye politike sigurisht. Unë konsideroj se është presidentja e re në detyrë, jo në kuptimin e moshës dhe nuk është dashur të hyjë në këto situata të palakmueshme dhe e kthen ligjin në Parlament, dhe Parlamenti mund ta tejkalojë ligjin me 60 ose 61 vota dhe pastaj ligji hyn në fuqi drejtpërdrejtë”, u shpreh ish-nënkryetari i Kushtetueses.

Kthimi në Kuvend i Ligjit për Specialen nga ana e presidentes u bë të enjten, më 22 tetor, me kërkesën e subjekt politik që e ka iniciuar, Partisë Demokratike të Kosovës.