**Higjiena e kërthizës: Si të shmangni infeksionet në pjesën më të ndjeshme të trupit**

Higjiena personale është thelbësore për një shëndet të mirë, prandaj dushi ditor këshillohet shpesh për të mbajtur trupin të pastër. Megjithatë, ka një pjesë të trupit që kërkon vëmendje dhe kujdes të veçantë: kërthiza.

Kërthiza është një zonë që mban një numër të konsiderueshëm bakteresh. Edhe pas dushit ditor, ato baktere nuk eleminohen plotësisht. Është thelbësore të kuptojmë se pastrimi i gabuar i kërthizës mund të jetë i dëmshëm. Fërkimi i fortë me sapun dhe ujë mund të irritojë lëkurën delikate, duke krijuar një ambient të favorshëm për zhvillimin e infeksioneve.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që kërthiza nuk duhet pastruar fare. Përkundrazi, pastrimi i rregullt dhe i butë është i nevojshëm për të parandaluar grumbullimin e papastërtive dhe infeksioneve të mundshme.

Në raste të caktuara, sidomos kur vërehet ndonjë papastërti apo sekrecion, rekomandohet pastrimi i butë me një pambuk të njomur me alkool mjekësor ose ujë me sapun të butë. Kjo ndihmon në eleminimin e baktereve pa irrituar zonën, duke ruajtur kështu shëndetin e kësaj pjese delikate të trupit.