**Kurti dhe Mickoski takohen për nisjen e punimeve të autostradës Shkup-Bllacë**
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur sot në Maqedoninë e Veriut, ku u prit nga homologu i tij, Hristijan Mickoski.
Takimi mes dy krerëve shtetërorë u zhvillua në pikën ku do të nisë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, duke shënuar kështu përurimin e fillimit të punimeve për këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Ky projekt konsiderohet tejet i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve dhe lehtësimin e qarkullimit mes dy shteteve, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Më herët, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, theksoi se ndërtimi i kësaj autostrade do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve në korridorin e tetë.
