Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fëllanza Podrimjen në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky vendim u bë publik përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se Kryeministri Kurti e uroi Podrimjen për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj.