Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për zgjedhjen e presidentit ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që ti përgjigjen pozitivisht ftesë së VV-së që të propozojnë kandidatë për president nga ta, në mënyre që VV-ja të mos i ketë tri pozitat kryesore të shtetit, raporton Ekonomia Online.
“Aman ejani na ndihmoni që të mos i kemi tri opozita. Ne po kërkojmë mbështetjen, ndihmën e opozitës boll na dalin dy pozita neve, nuk i dojmë tri. Të dashur deputet të opozitës ejani na ndihmoni të mos i kemi tri pozita”, tha Kurti.

