Kryeministri Edi Rama ka debatuar me ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialistë, e cila u zhvilluar këtë të hënë.
Mësohet se Rama i ka tërhequr vërejtje Spiropalit duke i bër edhe një paralajmërim.
“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin dhe herë të tretë nuk ka, përndryshe del jashtë këtij grupi”, mësohet t’i ketë thënë Rama Spiropalit.
Gjithashtu mësohet se Spiropali ka kërkuar të replikojë, por kërkesa nuk është marrë në konsideratë.
Kreu i socialistëve kërkoi nga deputetët dhe ministrat më shumë angazhim dhe prani të drejtpërdrejtë me qytetarët. /A2 CNN
