Kurti takohet nesër me kongresistë amerikanë; mediat lejohen të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë nesër në takim dy kongresistë amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam.
Takimi do të zhvillohet më 27 maj 2026, në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke nisur nga ora 11:50.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se përfaqësuesit e mediave do të lejohen të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë, ndërsa pamjet nga takimi do të shpërndahen nga vetë Zyra.
