Përleshje e rëndë në Podujevë: Një person në gjendje kritike pas goditjes në kokë
Pasditen e së martës, një përleshje masive ku morën pjesë rreth 15 persona u regjistrua në qytetin e Podujevës.
Sipas burimeve të IndeksOnline, incidenti ndodhi pranë një lokali në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ku situata raportohet të ketë qenë tejet e tensionuar.
Si pasojë e kësaj përleshjeje, një person është qëlluar (goditur) në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njësitë policore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
