Kurti ngushëllon familjet e tre viktimave të aksidentit në Bllacë, Maqedonia e Veriut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime të thella pas aksidentit tragjik rrugor që ndodhi në Bllacë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë aksident, humbën jetën tre qytetarë të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u drejtoi fjalë ngushëllimi familjeve dhe të afërmve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, viktimave të kësaj tragjedie.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit për humbjen tragjike të më të dashurve të tyre,” shkroi ai.