Gjykata Kushtetuese publikoi sot vendimin për dy lëndët e parashtruara nga PDK-ja, lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në një njoftim zyrtar, Gjykata Kushtetuese bëri me dije se konstituimi u bë pas kalimit të afatit të paraparë prej 30 ditësh, shkruan IndeksOnline.
Gjykata po ashtu bëri me dije se, me rrjedhjen e këtij afati, ka rrjedhur edhe ai për zgjedhjen e presidentit, afati për të cilin është deri më 6 tetor.
Gjykata konstatoi që deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga PDK-ja.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, edhe vendimi për zgjedhjen e Qeverisë nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.
Me këtë rast, u refuzua kërkesa e PDK-së për masë të përkohshme.
