Kuvendi i Kosovës në seancën plenare të enjten, ka miratuar shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Anëtarët që u shkarkuan janë: Malsore Gashi-Bajraktari, Eshref Shabani, Ardita Haxhnikaj-Demi dhe Arben Mehmeti.

Ndryshe, kundër miratimit të shkarkimit të tyre ishte opozita, duke e cilësuar iniciativën me prapavijë politike. Por, që Lëvizja Vetëvendosje ishte pro shkarkimit, duke paraqitur kritika për vendimmarrjen e KPMSHCK-së.

Paraprakisht, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal më 11 nëntor kishte miratuar me shumicë votash propozimin që anëtarët e Këshillit të liroheshin nga detyra. Ky vendim më pas iu procedua Kuvendit.