Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Patricia Andriessen zgjodhi Spitalin Amerikan 3 për të kryer ndërhyrjen e protezës koksofemorale.

Kur mbërriti në Shqipëri, në muajin janar, Patricia kishte dhimbje të forta, të cilat i vështirësonin edhe aktivitetet më të zakonshme të përditshmërisë, përfshirë ecjen.

Pas rekomandimeve që mori, ajo vendosi t’i besonte Spitalit Amerikan 3, ku kreu konsultën me kirurgun ortoped, Dr. Ervin Jonuzi. Pas vlerësimit mjekësor, u rekomandua vendosja e protezës koksofemorale.

Duke folur për përvojën në Spitalin Amerikan 3, Patricia vlerëson veçanërisht kujdesin e stafit mjekësor dhe periudhën e rikuperimit pas ndërhyrjes.

“Shërbim i shkëlqyer. Qëndrova në spital për katër ditë dhe nuk ndjeva aspak dhimbje. Stafi mjekësor u kujdes shumë mirë për mua. Do ta rekomandoja këtë spital për kujdesin që mora”, shprehet ajo.

Ajo që e bën edhe më interesant rrëfimin e Patricias është përvoja e vëllait të saj në SHBA, i cili iu nënshtrua pothuajse në të njëjtën periudhë një ndërhyrjeje të ngjashme.

“Unë mund ta krahasoj përvojën time me atë të vëllait në SHBA, i cili kreu pothuajse në të njëjtën kohë një ndërhyrje të ngjashme. Kujdesi që mora këtu ishte shumë më i mirë. Atë e nxorën nga spitali po atë ditë që kreu operacionin dhe pati disa komplikacione. Mendoj se qëndrimi im më i gjatë në spital ndihmoi që çdo ndërlikim i mundshëm të menaxhohej në kohë”, tregon Patricia.

Fillimisht, vendimi i saj për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në një shtet tjetër ishte pritur me habi nga miqtë dhe familjarët në SHBA. Por, pas përvojës që pati, përgjigjja e saj ishte e qartë:

“Unë u thashë se ishte perfekte! Nuk mund të kisha gjetur më mirë.”

Rrëfimi i Patricias është një tjetër dëshmi e rëndësisë së kujdesit mjekësor të specializuar, trajtimit të personalizuar dhe vëmendjes ndaj pacientit në çdo fazë të trajtimit.