**Istog: Një person gjendet i pajetë në fermë peshqish, identifikohet viktima**

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në vendin e tij të punës, në një fermë peshqish në Istog.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se personi i gjetur pa jetë është Zymer Blakaj, i lindur në vitin 1963.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj. Ai bëri të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike janë duke vazhduar.