Derbi i madh “El Clasico” po afrohet.
Dy gjigantët, Barcelona dhe Real Madridi vihen përballë njëra-tjetrës në një nga ndeshjet më të tensionuara të botës së futbollit.
Përveç tifozëve, urrejtja ka kaluar edhe te presidentët e skuadrave, Florentino Perez dhe Joan Laporta pas situatës “Negreira”, të cilët “Los Blancos” akuzuan Barçën për trukime ndeshjesh.
Pas kësaj, Laporta thumboi Realin edhe për blerjet e tyre përfshirë atë të Mbappes.
“E thashë! Të kesh më shumë se një gjel në të njëjtin kafaz pule nuk mund të funksionojë, kurrë. Prioriteti në futboll është ekipi dhe fryma e ekipit. Nëse nuk i ke këto gjëra, projekti nuk do të funksionojë. Kjo është një nga pikat e forta të Barcelonës. Ne kemi talente të shkëlqyera, lojtarë të La Masias, lojtarë që vijnë nga kultura të tjera të futbollit, dhe më pas arrijmë të formojmë një ekip midis tyre me harmoni që funksionon mirë”. “Dhe kjo falë një trajneri të shkëlqyer, Hansi Flick, dhe gjithashtu një drejtori sportiv, Deco, i cili punon për ta përmirësuar këtë ekip”, tha për L’Équipe.
“El Clasico” e parë e këtij sezoni zhvillohet në “Camp Nou”, të dielën në ora 21:00./IndeksOnline/
