Ronald Araujo drejt Liverpoolit: Largohet nga Barcelona për testet mjekësore

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo, është larguar nga radhët e Barcelonës, duke u nisur drejt Anglisë, ku pritet të finalizohet transferimi i tij.

Një ditë pasi u finalizua marrëveshja mes Liverpoolit dhe Barcelonës, mbrojtësi pritet të kryejë testet mjekësore, përpara se të zyrtarizohet nga klubi anglez, “The Reds”.

Dy klubet e mëdha evropiane janë pajtuar që Araujo t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit në formë huazimi. Marrëveshja, gjithashtu, përfshin një opsion blerjeje në fund të sezonit, me një vlerë prej 55 milionë eurosh.

Gjatë periudhës së huazimit, Liverpooli ka marrë përsipër mbulimin e plotë të pagës së Araujos.