Real Madridi shënon fitoren e dytë në epokën e rikthimit të Mourinhos, mposht Ferencvarosin

Real Madridi ka regjistruar fitoren e dytë që nga rikthimi i Jose Mourinhos në stolin e skuadrës.

Në një ndeshje të zhvilluar në Budapest, “Los Blancos” triumfuan me rezultat të ngushtë 1-2 ndaj Ferencvarosit vendas.

Ndeshja ishte e veçantë për përforcimin e ri të Real Madridit, Carlos Espi, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e klubit mbretëror.

Krahas Espit, në listën e shënuesve u regjistrua edhe talenti 19-vjeçar, Mario Rivas. Golin e vetëm për skuadrën hungareze e shënoi Kenan Kodro.

Ndeshjet e ardhshme miqësore të Real Madridit do të jenë kundër Deportivo La Corunas dhe më pas kundër Schalkes.