**Enzo Fernandez shpreh gatishmërinë për transferim te Manchester City, i hapur për ribashkim me Marescan**
Enzo Fernandez, mesfushori argjentinas i Chelsea-t, është i hapur ndaj mundësisë për t’u transferuar te Manchester City gjatë kësaj vere.
Lojtari do ta mirëpriste një kalim te kampionët e Anglisë, veçanërisht për shkak të mundësisë për të punuar sërish me Enzo Marescan, i cili pritet të marrë drejtimin e City-t, dhe me të cilin Fernandez ka bashkëpunuar te Chelsea.
Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, Fernandez do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte pozitivisht një ofertë nga Manchester City, nëse klubi vendos të bëjë një lëvizje zyrtare për të.
Megjithatë, Chelsea nuk dëshiron të shesë një prej yjeve të tij te një rival direkt në Premier League. Për këtë arsye, klubi londinez pritet të kërkojë një shifër shumë të lartë për të marrë në konsideratë largimin e Fernandezit.
Manchester City ende duhet të vendosë nëse do ta konkretizojë interesimin, ndërsa e ardhmja e argjentinasit në “Stamford Bridge” pritet të bëhet një nga sagat kryesore të merkatos së kësaj vere.
