Guardiola e këshillon Rodrin: Prefero Barcelonën para Real Madridit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka këshilluar mesfushorit Rodri që, nëse vendos të largohet nga klubi këtë verë, të preferojë një transferim te Barcelona në vend të një lëvizjeje te Real Madridi.

Sipas gazetarëve Melchor Ruiz dhe Reshad Rahman, trajneri aktual i Manchester Cityt dëshiron që mesfushori spanjoll të kalojë te skuadra katalanase.

Rodri ka qenë së fundmi në shënjestër të interesit të të dy gjigantëve spanjollë, ndërsa e ardhmja e tij mbetet në qendër të vëmendjes.