Napoli Synon Transferimin e Gabriel Jesus
Klubi i Napolit ka shprehur interes serioz për sulmuesin brazilian Gabriel Jesus dhe tashmë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit.
Nënkampionët e Italisë kërkojnë një përforcim me përvojë për repartin ofensiv, dhe sulmuesi brazilian është një nga emrat kryesorë në listën e dëshirave të tyre.
Arsenali është i gatshëm ta lëshojë Gabriel Jesus, por vetëm në rast të një transferimi të përhershëm.
Sipas raportimeve, “Topçinjtë” kërkojnë rreth 20 milionë euro për kartonin e brazilianit. Megjithatë, paga e lartë e sulmuesit mbetet pengesa kryesore për arritjen e një marrëveshjeje.
Për momentin nuk ka ende një ofertë zyrtare mes dy klubeve, por bisedimet pritet të intensifikohen në ditët në vijim, pasi Napoli synon të përforcojë sulmin para fillimit të sezonit të ri.
