Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK’së, nga ana e Gjykatës Speciale.

Latifi, në postimin e tij, ka thënë se UÇK’ja është e vetmja histori suksesi në historinë tonë, e cila arriti t’i ulë shqiptarët në tryezat e fuqive të mëdha, aty ku vendosej për fatin tonë.

‘’ Dhe këtë histori suksesi po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik dhe si trashëgimi për ata që do të vijnë pas nesh’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Të gjitha kryengritjet shqiptare në Kosovë që na i tregon historia kanë përfunduar me dështim.

Me përjashtim të njërës: kryengritjes së UÇK-së.

Asnjë kryengritje shqiptare në Kosovë nuk ka pasur sukses t’i ulë shqiptarët në tryezat e fuqive të mëdha, aty ku vendosej për fatin tonë.

Me përjashtim të kryengritjes së UÇK-së.

Ajo është e vetmja histori suksesi në historinë tonë. E vetmja.

Dhe këtë histori suksesi po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik dhe si trashëgimi për ata që do të vijnë pas nesh.