Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot, në orën 15:00, do të mbajë një konferencë për media para objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të flasë Visar Azemi, i cili pritet të trajtojë sërish çështjen e ashtuquajtur “skandal i njehsorëve elektrikë”.

LDK ka ftuar përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë dhe ta përcjellin nga afër këtë ngjarje.