Sulmuesi anësor i Bayern Munichut, Michael Olise, ka rënë në radarët e dy gjigantëve evropianë, Arsenalit dhe Real Madridit.

Klubi londinez, Arsenali, ka shprehur interesim konkret për nënshkrimin me futbollistin francez, ndërsa situatën e tij në Gjermani po e monitoron me vëmendje edhe kampioni spanjoll, Real Madridi, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, drejtuesit e Bayern Munichut nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Klubi bavarez dëshiron ta mbajë Olisen në skuadër dhe planifikon të hapë bisedimet për një kontratë të re në vitin 2027, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit të presin deri në verë për t’i nisur negociatat. /IndeksOnline/