Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për marrjen e urdhrave nga ish-presidenti Hashim Thaçi gjatë periudhës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Limaj ka theksuar se çdo pjesëtar i UÇK-së ka pasur rolin dhe përgjegjësinë e vet gjatë luftës, duke hedhur poshtë me forcë idenë e marrjes së urdhrave të drejtpërdrejta në mënyrën e sugjeruar.

Ai ka pretenduar gjithashtu se persona të caktuar kanë zhvilluar fushatë propagandistike kundër ish-presidentit Thaçi, me qëllim të diskreditimit dhe shkatërrimit të figurës së tij.

“Çfarë urdhrash, çfarë pallavrash! Çdo pjesëtar i UÇK-së e ka pasur rolin e vet. Ka pasur persona që kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë atë,” ka deklaruar Limaj.