Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Përmes një postimi në platformën sociale Facebook, Lladrovci shkroi: “Besimtarë katolikë, për shumë mot, gëzuar Pashkët!
Të gjithë besimtarëve katolikë, ua uroj Pashkët, me dëshirat më të mira për paqe, mirëqenie e begati.
Në këtë festë të fitores së jetës ndaj vdekjes, të dritës ndaj territ, uroj që të gjithë shqiptarët të jenë sa më të bashkuar, nëpërmjet faljes, dashurisë dhe rilindjes shpirtërore.”
