Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se prokuroria ka marrë në pyetje për orë të tëra menaxherin dhe mbikëqyrësin e punimeve të projektit “Ishulli Urban”. Ky projekt synon të sigurojë qasje për 30 mijë banorë të lagjes “Arbëria” me qendrën e Prishtinës.
Rama theksoi gjithashtu se drejtoresha e Investimeve Kapitale po thirret në hetuesi, sipas tij, “një ditë po e një ditë jo”.
“Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po përpiqen të bëjnë punën e tyre për kryeqytetin. Nëse ju po përballeni me presion politik, mos ua transferoni atyre”, ka deklaruar Rama.