Futbollisti i Fulhamit, Calvin Bassey është kritikuar ashpër nga tifozët e futbollit.
Madje, Bassey është kapiten i Fulhamit dhe në vend se të ishte shembull, ai mban shorcet në mënyrë të çuditshme, shkruan Indeksonline
Gjatë gjithë ndeshjes, Bassey mban poshtë shorcet e tij.
Kjo ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, se si një lojtar i Premier League, madje kapiten – nuk vishet normal gjatë një ndeshje futbolli.
Kjo tashmë është bërë e zakontë në sport, pasi kështu vishet edhe Lamine Yamal – ylli i Barcelonës./Indeksonline/
